Politika Rithemelimi protestë para Baskisë së Tiranës. Hidhet molotov drejt godinës (FOTO)

Rithemelimi protestë para Baskisë së Tiranës. Hidhet molotov drejt godinës (FOTO)

Aleanca për Teatrin dhe Rithemelimi kanë nisur protestën e dytë përpara Bashkisë së Tiranës, në lidhje me arrestimin e disa prej drejtorëve të këtij institucioni.

Sipas protestuesve, edhe Erion Veliaj është i përfshirë në dosjen “5D” dhe duhet të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.

Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën.

Gjithsesi, kaosi nuk është shmangur, pasi protestuesit kanë hedhur molotov drejt godinës dhe janë përplasur me forcat e rendit.

Si pasojë e kësaj situate, janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.