Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo bashkë tek Juventus.
Një bombë e vërtetë e merkatos që bën të ëndërrojnë jo vetëm tifozët bardhezinj, por për të gjithë adhuruesit e futbollit që do të shikonin për herë të parë dy rivalët e përjetshëm me të njëjtën fanellë.
Deri para pak kohësh dukej vetëm një fantazi e merkatos, por pas transferimit të CR7 në Serinë A dhe zërat e vazhdueshëm mbi të ardhmen e Pleshtit, operacioni nuk duket më kaq i pamundur.
Në lidhje me atë që do të ishte operacioni i shekullit ka folur ish-Topi i Artë, Rivaldo. Braziliani ka thënë për Betfair:
“Besoj se disa menaxherë kanë filluar të ëndërrojnë një dyshe Messi-Ronaldo tek Juventus”.
“Nëse kjo do të ndodhë, do kishte një boom dhe mendoj se Juventus do të rikuperonte menjëherë investimin e bërë nga marketingu që do të gjeneronte ky operacion”.
“Do të ishte diçka historike t’i shikonim bashkë dhe besoj se shumë sponsorë do ta donin një gjë të tillë, kështu që mund të jetë një operacion i mundshëm”.