Policia ruse vuri në pranga sërish Aleksei Navalnin, kundërshtarin kryesor politik të presidentit Putin.
Navalni u arrestua paradite në Moskë teksa i bashkohej protestës masive kundër zgjedhjeve presidenciale të 18 Marsit.
Hetuesit hynë edhe në zyrat ku ai dhe stafi i tij transmetojnë në YouTube, aktivitetet e lëvizjes së tij opozitare. Sipas pjesëtarëve të stafit të tij, policët hynë në zyrë me arsyetimin se kishin informacione për bombë.
Protesta u organizuan në Moskë, Shën Pjetërburg e qytete të tjera të Rusisë.
Manifestuesit hodhën parulla kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale të Marsit, që e konsiderojnë një proces të manipuluar. Protestat u zhvilluan nën mbikqyrjen e fortë policore, pasi autoritetet nuk kishin dhënë leje.
Vendimi i një gjykate në Moskë, ia ndaloi garimin zgjedhjet presidenciale në zgjedhje Aleksei Navalnit.
Politikani miliarder 41-vjeçar rus vuajti prej 2013 një dënim prej 3.5 vitesh burg për korrupsion dhe mitmarrje.
Aktualisht autoritetet kanë nisur një hetim të ri për akuza për korrupsion ndaj tij.
Putin nuk do të ketë përballë asnjë kandidat të fortë në zgjedhje, ndërsa Navalni e ka akuzuar presidentin rus se ka ngritur një sistem shtetëror të bazuar tek korrupsioni.