Nicola Rizzoli ish-arbtri i famshëm italian, aktualisht disenjator i arbitrave në Federatën Italiane të Futbollit, ka folur për polemikat e krijuara sëfundmi për ndeshjen Inter-Juve të vitit 2018. Pas deklaratave të bëra nga ish-prokurori i FIGC Giuseppe Pecoraro për zhdukjen e audios së VAR në rastin kur Pjanic goditi Rafinhan dhe nuk mori kartonin e dytë të verdhë që do të ishte automatikisht i kuq. Kjo audio që nuk ekziston kanë bërë të lindin polemika pasi në atë sezon, Napoli dhe Juventusi ishin duke luftuar fort për titullin kampion, ndërsa Interi luftonte për një vend në Champions League. Lidhur me këtë rast Rizzoli ka sqaruar gjithçka:
“Ajo audio nuk ekzistonte. Duhet bërë një sqarim dhe të mos ketë konfuzion. Në protokoll thuhet se janë regjistruar vetëm disa biseda dhe ato regjistrime nuk bëhen nga gjyqtarët, por nga Liga. Ato i jepen AIA (Shoqata e Arbitrave Italianë) nëse duan t’i përdorin për udhëzime në vazhdim. Vetëm 5-6 raste për ndeshje ngarkohen në internet dhe ne mund t’i përdorim për të mësuar gjyqtarët. Ato klipe dërgohen në IFAB dhe nuk janë në zotërim të AIA.
Pecoraro kërkoi regjistrimin e gjithë ndeshjes, por ajo nuk ekziston për asnjë ndeshje të Serie A. Askush nuk e ka në zotërim, nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk mund të sigurohej. Të vetmet raste të regjistruara, sipas protokollit, ishin ato rreth kartonit të kuq dhe penalltisë. Një karton i verdhë, qoftë i pari apo i dyti, nuk regjistrohen për VAR. Ne u përpoqëm të kërkonim regjistrimin, por ishte e pamundur”.