Extra Robert De Niro, 79 vjeç, bëhet baba për herë të shtatë

Robert De Niro, 79 vjeç, bëhet baba për herë të shtatë

Robert De Niro është bërë sërish baba, për të shtatën herë. Një zëdhënës e konfirmoi lajmin për “Page Six”, por nuk e bëri me dije gjininë e bebushit, megjithatë njoftoi se aktori dhe partnerja e tij, Tiffany Chen janë bërë prindër.

Gjithashtu, De Niro korrigjoi edhe një gazetar, i cili e quajti “baba i gjashtë fëmijëve”, duke theksuar se “sapo mirëpritëm një bebe”.

Aktori i “Taxi Driver” dhe partnerja e kanë mbajtur lidhjen dhe shtatzëninë private dhe vetëm muajin e kaluar u kuptua se ajo ishte në pritje të ëmbël.

De Niro është gjithashtu babai i Drena (51 vjeç), Raphael (46 vjeç), binjakëve Aaron dhe Julian (27 vjeç), Elliot (25 vjeç) dhe Helen (11 vjeç).