Robert Lewandovski në historinë e Bundeligës. Sulmuesi i Bayern Munchen po kalon një formë të mrekullueshme dhe ia doli të shënonte edhe kundër Union Berlin. 31-vjeçari ka shënuar në të nënta ndeshjet e para të kampionatit gjerman, duke vendosur një rekord personal. Askush nuk ia kishte dalë të realizonte diçka të tillë më parë.
Leva shënoi golin e dytë të Bayernit kundër Union Berlin dhe kryeson me diferencë renditjen e golashënuesve me 13 gola. Polaku numëron edhe 1 gol të shënuar në Kupën e Gjermanisë dhe 5 në Champions League.
Niko Kovac dhe tifozët bavarezë ndihen të lumtur për formën e bomberit kryesor të ekipit, i cili nuk ka ndërmend të ndalet dhe do të tentojë thellimin e rekordit të tij.