Roberto Mancini nuk është më trajner i Arabisë Saudite. Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por tani erdhi zyrtarizimi.
Italiani e drejtoi skuadrën aziatike për 21 ndeshje, 18 zyrtare. Barazimi kundër Bahrein e ka vënë në dyshim kualifikimin në Botëror të kombëtares saudite, aktualisht në vend të tretë me 5 pikë, aq sa edhe Australia në grupin C.
Bilanci negativ
Në katër ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikimin në Botëror, Arabia Saudite ka shënuar dy barazime, një humbje dhe vetëm një fitore.
Mancini e drejtoi kombëtaren saudite për 14 muaj duke marrë vetëm 9 fitore në 21 ndeshje. Shtatë barazime dhe pesë humbje për Arabinë Saudite.