Kuriozitete “Roco, ule bishtin poshtë”! Politikani, në situatë të vështirë nga bishti i...

“Roco, ule bishtin poshtë”! Politikani, në situatë të vështirë nga bishti i maces

Ajo që i bën interesante takimet në Zoom janë ndërprerjet e rastësishme, qesharake që mund të ndodhin.

Meqenëse njerëzit marrin pjesë në takime të tilla nga shtëpia, ato ndonjëherë mund të ndërpriten nga anëtarët e familjes, fqinjët ose kafshët shtëpiake.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me anëtarin skocez të parlamentit kur macja e tij Rocco shëtiste para kamerës gjatë mbledhjes në Zoom.

Politikani John Nicolson po fliste për përfitimet e vendosjes së titrave për përmbajtjen e fëmijëve në televizion kur papritmas u ndërpre nga bishti i një maceje që shfaqej para një ekrani.

“Unë kërkoj falje për bishtin e maces”, u tha deputeti kolegëve të tij, ndërsa Rojo eci rastësisht para kamerës.

“Roco, ule bishtin poshtë”.