Zvicerani Roger Federer, kampion i plot 20 Grand Slam-eve, do të bëhet personi i parë i gjallë që do të ketë fytyrën e tij mbi një monedhë vendase.
Monedha prej argjendi 20 franga do të lëshohet në tregun vendas në janar të 2020, madje një tjetër monedhë ari prej 50 frangash planifikohet të dalë në muajin maj gjatë vitit tjetër.
“Faleminderit Zvicrës dhe Swissmint (zyra e emetimeve të kartëmonedhave zvicerane) për këtë nder dhe privilegj të jashtëzakonshëm”, tha 38-vjeçari numër tre në botë.