Sport Roma nuk përfiton nga ndalesa e Inter, Sampdoria fiton në “Olimpico”

Roma nuk përfiton nga ndalesa e Inter, Sampdoria fiton në “Olimpico”

Roma nuk ka arritur të përfitojë nga ndalesa e Inter në fushën e Spal. Madje, verdhekuqtë kanë humbur një pikë kundrejt zikaltërve, që mbajnë vendin e katërt në renditje.

Skuadra e Di Francesco-s ka humbur 1-0 në shtëpi kundër Sampdoria-s, më këta të fundit që tani ndodhen vetëm katër pikë larg tyre në renditje.

Një gol nga Zapata dhjetë minuta para fundit të ndeshjes bëri që Roma të vazhdojë me rezultate negative në Serie A.

Që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar, kryeqytetasit nuk kanë mundur të marrin pikët e plota nga një ndeshje.

Ndërkohë, tjetër situatë për Sampdorian, e cila mban vendin e gjashtë në renditje me 3 pikë më shumë se Milani.