Edhe pse ishte blerja më e bujshme sezonin e kaluar në Bundesligë, duket se aventura e Sadio Mane te Bayern Munchen ka përfunduar.
Sipas zërave të fundit të merkatos, ish-ylli i Liverpool do të shkojë në Arabinë Saudite, për të vijuar karrierën te Al Nassr, ekipin ku aktivizohet Cristiano Ronaldo.
Mendohet se Mane do të shitet nga Bayern për 37 milionë euro, një vit pasi u ble 32 milionë euro.
Ndërsa vetë sulmuesi senegalez do të përfitojë 40 milionë euro në sezon.
Sadio Mane luajti vetëm 38 ndeshje zyrtare me Bayern Munchen, duke shënuar 12 gola e dhënë 6 asist.