Ronaldo Fenomeni nuk i ka kursyer fjalët e mira për sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe, i cili shkëlqeu në Botërorin e Katarit.
Në një intervistë të dhënë për “Apostagolos”, Ronaldo deklaroi se Mbappe i kujton veten e tij në momentet më të mira.
“Mbappe luajti një turne të madh që nga ndeshja e parë e deri në finale. Edhe kur nuk shënoi, ai në rastin kundër Anglisë në çerekfinale dhe kundër Marokut në gjysmëfinale, ishte deçiziv çdo herë me asiste. Ishte fantastik në finale me 4 gola, duke përfshirë atë në gjuajtjen e penalltive. Francezi është fantastik teknikisht, është thuajse i pandalshëm dhe mund të ishte quajtur lojtari më i mirë i Kupës së Botës, sepse vërtetë e meritonte.
Shumë sulmues ishin të shpejtë në këtë Kupë Bote, por ai ishte më i shpejti. Kur e shoh të luajë, më kujton momentet e mia më të mira. Ai e di me saktësi se si të përdori hapësirat e lira, si të jetë i paparashikueshëm me dhe pa top dhe të marrë më të mirën në situatat një për një. Është mbresëlënës”.