Goli i parë zyrtar i Cristiano Ronaldos në kampionatin e Arabisë Saudite është menjëherë me vlera: CR7 ka shënuar në shtesë penalltinë e 2-2 duke shpëtuar skuadrën e tij nga humbja dhe duke mbajtur vendin e parë në renditje.
Cristiano Ronaldo feston më në fund në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez shënoi golin e parë me fanellën e Al Nassr në një ndeshje zyrtare, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ronaldo shndërroi në gol 11 metërshin, për t’i dhënë një pikë me tepër vlera skuadrës së tij në barazimin 2-2 në transfertën e Al Fatah.
Ronaldo is 𝐔𝐏 𝐀𝐍𝐃 𝐑𝐔𝐍𝐍𝐈𝐍𝐆 🐐
He calmly converts a penalty-kick in second-half stoppage time to level on the night and open his account in Saudi Arabia 💪#RoshnSaudiLeague | #CR7𓃵 | @EnFatehclub | @AlNassrFC_EN | @Cristiano pic.twitter.com/L3tiql2DNG
— Roshn Saudi League (@SPL_EN) February 3, 2023
37-vjeçari ishte tepër kërkues në fushën e lojës, por fati edhe ndërhyrjet e portierit kundërshtarë i mohuan golin.
Edhe sistemi VAR ndërhyri në një moment, duke e kapur në pozicion jashtë loje. Ndërkaq, tentativat e tjera shkuan ose në traversë ose jashtë kuadratit, duke lodhur jo pak Ronaldon, që në këtë sfidë u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Gjithsesi, me çlirimin dhe gjetjen e rrugës së rrjetës, tashmë Ronaldo premton gola të tjerë me fanellën e Al Nassr, me tifozët që pretendojnë shumë prej tij.