Champions League riktheu përballjen mes dy futbollistëve më të mirë në botë, Ronaldo e Messi, e cila u fitua nga portugezi.
Juventusi triumfoi në “Camp Nou” 0-3, duke zhytur më tej në krizë katalanasit, ndërsa Ronaldo realizoi dy herë në këtë takim nga pika e penalltisë. Goli tjetër për kampionët e Italisë u realizua nga amerikani McKennie, i cili shënoi pas një aksioni model dhe një ekzekutimi perfekt.
Me këtë fitore, bardhezinjtë morën kreun e grupit edhe pse me pikë të barabarta me Barcelonën dhe tashmë shpresojnë në një short më të lehtë.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e këtij grupi, Dynamo Kyiv-Ferencvaros u mbyll 1-0, duke eliminuar përfundimisht nga Europa skuadrën e Uzunit, ndërsa ukrainasit do të kalojnë në Europa League.
Manchester United është eliminuar nga sezonin i këtij viti në Champions League pas humbjes së përballjes së drejtpërdrejtë për një vend në fazën tjetër që pati përballë Leipzig.
Anglezët u mundën me rezultatin 3-2 nga vendasit edhe pse ajo që iu duhej në këtë takim ishte thjesht një barazim.
Miqtë u treguan amatorë në momentet e para të takimit, ku pësuan dy gola të shpejtë në minutën e 2-ë dhe të 13-ë falë gabimeve të pafalshme të mbrojtjes. Në minutën e 69, Kluivert shënoi dhe golin e tretë.
Pikërisht pas kësaj minutë vjen dhe reagimi i “Djajve” që shënuan dy herë në dy minuta me Bruno Fernandez dhe Pogba. Në minutat e mbetura vendasit u rreshtuan në mbrojtje dhe arritën të siguronin kualifikimin për në fazën tjetër.
Edhe pse ndeshja tjetër e grupit mes PSG dhe Istabul Basaksehir u ndërpre, francezët janë automatikisht të kualifikuar pasi kanë fituar me një gol diferencë më shumë në përballjet me Manchester.