Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite edhe për sezonin e ardhshëm.
Kontrata mes sulmuesit dhe klubit skadon në verën e vitit 2025, por do të rinovohet edhe për një vit.
Sipas asaj që raportohet nga “O Jogo”, Ronaldo ka pranuar të zgjasë bashkëpunimin me klubin saudit, deri në verën e vitit 2026.
Me kontratën e re, sulmuesi 39-vjeçar do të përfitojë edhe një pagë të çmendur. Në arkat e luzitanit do të shkojnë plot 200 milionë Euro për një sezon.
CR7 do të përfitojë 3.8 milionë euro në javë, që përkthehet më shumë se gjysmë milioni Euro në ditë.
Kështu, Ronaldo mbetet futbollisti më i paguar i momentit, ndërsa shifrat duken të pakonkurrueshme.