Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka reaguar në rrjetet sociale për disfatën që ekipi i tij regjistroi përballë Belgjikës në fazën e 1/8 të Europianit duke u larguar përfundimisht nga ky kompeticion.
Sulmuesi u shpreh se ndonëse kishin si qëllim t’i shkonin deri në fund Euro 2020 kjo gjë nuk ndodhi. Megjithatë, ai vlerësoi ekipin, i cili sipas tij ka potencial për të arritur më shumë.
“Ne nuk morëm rezultatin që donim dhe u larguam nga turneu më herët sesa dëshironim. Por ne jemi krenarë për rrugën tonë, kemi dhënë gjithçka për të konfirmuar veten si kampionë të Evropës dhe kemi treguar se ende mund t’i dhurojmë shumë gëzime Portugalisë. Tifozët tanë kanë qenë të palodhshëm, duke na kanë mbështetur nga fillimi në fund. Ne vrapuam dhe luftuam për të qenë në lartësinë e besimit që na dhanë.
Nuk ishte e mundur të arrinim atje ku donim të gjithë, por këtu janë falënderimet tona të sinqerta dhe të thella. Urime Belgjikës dhe fat të mbarë për të gjitha ekipet e mbetura në garë. Sa për ne, do të kthehemi më të fortë. Forca Portugali!”, shkruan Ronaldo me nota të forta krenarie.