Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Juventusit, vizitoi dhe shpërndau dhurata për fëmijët e shtruar në departamentin e hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike të Spitalit të Torinos, “Regina Margherita”.
Cristiano shkoi të hënën në spital së bashku me partneren e tij, Georgina Rodríguez, pas trajnimit që kreu në mëngjes me ekipin e tij, siç shihet në disa foto të transmetuara nga mediat e Torinos.
Ish-lojtari i Real Madridit, i cili po luan sezonin e tij të parë te Juventusi, qëndroi duke folur me fëmijët, u dha disa dhurata dhe bëri fotografi me ta dhe familjet e tyre.
“Luso” u prit nga drejtori shëndetësor i “Regina Margherita” dhe nga drejtori i departamentit onkologjik.
Ai u ndal për të folur me trupën mjekësore që punon në këtë spital të Torinos.