Cristiano Ronaldo ishte njeriu më i kritikuar pas dështimit të Juventusit në Champions League, kur u skualifikua nga Porto këtë mesjavë.
Vetëm katër ditë nga ai dështim dhe lumi i kritikave që vërshuan mbi të, për paraqitje të dobët, ylli portugez ka reaguar që në ndeshjen e kësaj të diele në transfertë ndaj Cgaliarit.
Ronaldo realizoi 3 gola brenda 32 minutave të para duke e vulosur fitoren e bardhezinjve ndaj Cagliarit ende “pa nisur mirë takimi”.
Në pjesën e dytë, Cagliari reagoi, por arriti të shënojë vetëm një gol me anë të Simeones. Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në kuotën e 55 pikëve, vetëm një më pak se Milani i vendit të dytë. Ndërkohë, Ronaldo kryeson listën e golashënuesve me 23 realizime.