Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Maltë, pasi gjatë natës së ndërrimit të viteve teksa punonte si truprojë në një klub nate, plagosi rëndë një klient.
Riald Gragjevi, i cili jeton në Gjirin e Shën Palit, u arrestua pasditen e së mërkurës në aeroport teksa tentoi të largohej nga Malta
Në deklarimet e para përpara autoriteteve, i riu shqiptar mohoi të ketë plagosur rëndë 25-vjeçarin Idriss Ahmed Adem jashtë lokalit në Paceville.
21-vjeçari shqiptar tha se ishte ai viktima e sulmit pasi u qëllua me një shishe nga 25-vjeçari.
Pamjet e sulmit brutal, të publikuara fillimisht nga Lovin Malta, treguan rreth pesë truproja duke shkelmuar dhe goditur një burrë të shtrirë në dysheme.
Kerber Es Ltd, kompania përgjegjëse për sigurinë në lokalin e natës, nuk ka pranuar të komentojë për shkak të hetimeve në vijim e sipër të policisë.
Riald Gragjevi u paraqit në gjykatë të enjten dhe u deklarua i pafajshëm, ndërkohë që ai u dërgua në paraburgim deri në zbardhjen e plotë të rastit.