Kreu i një bande shqiptaro-kosovare në Spanjë që njihet për grabitje në shtëpitë e futbollistëve rrëfeu vjedhjet e kryera ku nuk mungojnë emra të njohur si Karim Benzema, Cristiano Ronaldo apo Johan Cruyff.
Por Alberto siç e thërret gazetari i El Espanol, Carlos Quilez gjatë veprimtarisë tij kriminale ka bërë edhe përjashtime. Ai rrëfeu se refuzoi të grabisë shtëpinë e Lionel Messi dhe prindërve të tij në Barcelonë. Dhe kjo vetëm për respekt të tij.
“I kam ndalur disa herë që ta vidhnin shtëpinë e Messi, ata që ma kërkonin. Nuk mund t’i ndal për herë, por në ato raste i ndalova dhe jam krenar. Jo shumë kohë më parë, para një viti, të tjerë u ofruan, nuk ishte shtëpia e tij, por e prindërve të Messit. Ai atëherë jetonte në Paris. Shkova për ta parë shtëpinë, pasi e njoh shumë mirë zonën, por nuk e bëra për respekt të Messi, jo se më intereson ai”.
Gjatë intervistës ai zbuloi se në shtëpinë e Cruyff në vitin 2012 morën rreth 20 mijë euro, ndërsa legjenda holandeze pretendonte se i morën gjysmë milion euro.
Alberto thotë vjedhja në banesën e Ronaldos në Maderia nuk pati shumë përfitime. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Alberto komandon rreth 100 njerëz, të cilët varen prej tij ose kërkojnë lejen dhe informacione për të kryer grabitjet.