“Mos u lodhni kot. Nuk do ta gjeni në hotelet luksoze, në plazhet perfekte, apo në ndonjë vend tjetër, nga ato që konsiderohen interesante.
Shqiptari i HSV, Mërgim Mavraj (31 vjeç) po i kalon pushimet e tij të dimrit në një mënyrë tjetër. Muslimani i devotshëm u zhvendos në qytetin pelegrin të Mekës”, kështu e nis shkrimin prestigjiozja gjermane, “Bild”, që ka bërë një intervistë me qendërmbrojtësin kuqezi.
Për shumë muslimanë, një vizitë në Mekë është një qëllim i jetës. Cilat ishin përvojat dhe përshtypjet tuaja?
Ishte hera e dytë që isha atje. Meka është shumë, shumë mbresëlënëse dhe formuese. Është vendi i përsosur për të bërë ndryshime në veten tuaj. Atje e kalon kohën ndryshe. I kushtoni vëmendje gjithçkaje që bëni dhe thoni. Qëllimi juaj i përditshëm është të ndihmoni të tjerët. Është e mahnitshme se si merreni me njëri-tjetrin atje…
Çfarë po thoni saktësisht?
Në Mekë harroni gjithçka rreth jush. Ekziston një energji jashtëzakonisht paqësore. Për herë të parë në jetën time mund të them se e lë shpirtin tim. Madje, arrita ta fikja fare për futbollin. Diku tjetër, kjo nuk është më e mundur. Nëse jeni në shtëpi me prindërit tuaj, ose fluturoni me pushime, 100 për qind “stakim” i trurit nuk mund të jetë as aty. Këtë e bëra në Mekë.
Pothuajse pikërisht një vit më parë erdhët në Hamburg. Si është rekordi juaj personal?
Unë e shoh vitin e kaluar në dy seksione. Gjashtë muajt e parë, pjesa e dytë e parasezonit, ishin shumë, shumë të veçanta; me atë që bëmë, me mënyrën se si u zhvilluam, u bashkuam si një ekip. Ishte gjithashtu e veçantë për mua personalisht. Në të gjitha vitet e mia profesionale, kurrë nuk kam ndjerë një besim të tillë nga ana e trajnerit dhe e klubit si në këtë fazë. Kuptova se njerëzit besonin në mua. Dhe në fund të sezonit, në fakt, mbijetuam në Bundesliga. Kjo ishte e bujshme.
Dhe si e ke parë gjysmën e dytë të vitit?
Sezoni filloi shumë mirë me dy fitore, por pastaj shumë gjëra të vogla u bashkuan, edhe për mua personalisht. Ndonjëherë kisha probleme me brinjën, nganjëherë isha i mbyllur dhe pastaj isha jashtë disa lojërave. Ne, gjithashtu, patëm një fazë mjaft të dobët; me tetë lojëra pa një fitore. Natyrisht, kjo është zhgënjyese. Megjithatë, ne morëm kthesën në fund të vitit dhe, si një ekip, kemi fituar përvoja pozitive përsëri.
Në përmbledhje: a ishte zgjedhja e duhur për të kaluar te HSV?
Absolutisht! Në të dyja drejtimet, sportive dhe private. Unë kurrë nuk jam bërë pishman për këtë zgjedhje. Jam krenar që jam pjesë e familjes HSV.
Cila ishte përvoja më e këndshme e HSV për ju deri më tani?
Goli i mbrojtësit Luca Waldschmidt në javën e 34-t kundër Wolfsburgut. Nga një pikëpamje sportive, ai moment ishte gjëja më pozitive që kam përjetuar ndonjëherë.
Sa e bezdisshme është beteja e vazhdueshme e rënies nga Bundesliga?
Sigurisht, kjo është një gjë e ngarkuar dhe askush nuk mund të ta heqë qafe. Nuk ka të bëjë me jetën dhe vdekjen, por me shumë njerëz, tifozët tanë. Dhe ne lojtarët kemi një përgjegjësi të madhe për të gjithë këta njerëz.
Çfarë ju jep shpresë për gjysmën e dytë të sezonit?
Mënyra se si luajtëm. Edhe nëse rezultatet nuk ishin gjithmonë të drejta, qëndrimi dinjitoz ishte gjithnjë aty. Ne kemi qenë gjithmonë një ekip dhe kurrë nuk e lejojmë veten të përfshihemi në situata të pashpresa.