Aktualitet Rrëfehet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit: Djali...

Rrëfehet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit: Djali u zgjua dhe kërkoi mamin

E ftuar në emisionin “Opinion” ka qenë Agentina Hidershaj, zonja e cila i ka dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit, i cili fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e një sherri me thikë në Tiranë në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Gjatë fjalës së saj, Hidershaj ka treguar momentin kur e ka hipur djalin në makinën e saj dhe shpresat për ta mbajtur në jetë, shpresa që thotë se u shuan kur mësoi ndarjen nga jeta të 14-vjeçarit në spital. Mes lotëve, ajo ka treguar dhe momentin e dhimshëm kur është takuar me prindërit e të miturit, teksa ka rrëfyer dhe bisedën me to.

Argentina Hidershaj: Më pas hyri një burrë mbrapa që i mbante plagën djalit. Djali u zgjua dhe kërkonte mamin. I thoja “të lutem reago”. Mbaja dorën pas djalit. Burri i thoshte “nuk ke asgjë”. Në makinë nuk doli asnjë pikë gjaku. E vetmja gjë që mbeti në makinën time ishin këpucët me pika gjaku. E hodhëm në ambulancë me shenja jete dhe thamë shyqyr që e shpëtuam. Djali hipi në ambulancë i gjallë dhe koshient. Djali veç kërkesën së nënës, nuk kërkoi asgjë tjetër. “Ai ishte i zverdhur, mendova se kishte diçka serioze dhe mendova se gjakderdhja do të ishte e brendshme.

E ndoqëm deri tek Ushtaraku, morëm vesh që fëmija kishte ndërruar jetë brenda në spital. Takova prindërit tek Ushtaraku, ata kishin ngrirë, unë ju tregova realitetin, ju thashë se fëmija nuk ka qëndruar as 2 minuta në trotuar. Ndihmën e parë ja dhashë unë, farmacistja dhe një person që punonte në një laborator gjaku. Më pas takova prindërit dhe ju dhashë këpucët me gjak të djalit. Aty ishte një moment shumë prekës. Jam shumë e indinjuar si grua dhe si qytetare. Dua që të bëj një kërkesë që i gjithë populli të mobilizohet. E kapa që ishte thikë e nxënësve të shkollës. Thika në zemër nuk të pret. Ne e pamë që e kishte në zemër dhe gjak nuk po dilte më, ishte rrjedhje e brendshme.