Aulona Ramaj rrëfen për gazetën Dielli, New York, përpjekjet e shqiptarëve në betejën ndaj Covid-19 në sistemin shëndetësor gjerman, intervistë dhënë gazetarit Sokol Paja.
Në një kohë kur mbarë globin e ka kapluar një panik dhe frikë për të ardhmen, në betejën ndaj kërcënimit global Covid-19, punonjësit e shëndetësisë janë shndërruar në pikën nevralgjike të sistemit dhe përpjekjeve mbarë botërore në luftën ndaj pandemisë globale Covid-19. Punonjësit shqiptarë të shëndetësisë në çdo shtet të përfshirë në përpjekjet që bëhen çdo ditë për të mundur pandeminë vdekjeprurëse, janë një histori e lartë humanizmi, profesionalizmi, suksesi dhe frymëzimi. Aulona Ramaj punon prej në shumë se 1 viti në Landin e Bajernit në qytetin e Mynihut në Departamentin e Radiologjisë si asistent radiologe në skanër-rezonancë magnetike dhe grafi pranë spitalit D.L.D.K.I.D.
Puna e Aulonës në frontin e së keqes është një dëshmi e qindra mijërave infemjerëve e punonjësve të shëndetësisë në mbarë botën që sakrifikojnë dhe jetën e tyre sot me qëllim që bota të ketë në shumë siguri nesër. Nëse ka një histori suksese shqiptare në dekadën e fundit është suksesi i mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë në shtetin gjerman. Aulona është një prej tyre. Ajo që të bën krenar për punën e këtyre mjekëve është jo vetëm profesionalizmi e sakrifica por humanizmi ndaj bashkëatdhetarëve të tyre shpesh edhe të bllokuar në shtete kur shpërtheu pandemia globale. Mjekët shqiptar jo vetëm shërbejnë si mjekë por edhe si përkthyes e psikologë për bashkatdhetarët e tyre. “Një ngushëllim, disa fjalë zemre dhe shprese janë një çlirim për njerëzit që presin përgjigjen e grafisë për të parë dëmin dhe gjëndjen pas prekjes nga virusi global. Ankthi i pritjes është i madh. Fuqia e panikut të çdo njeri është e paimagjinueshme” rrëfen Aulona. Nuk do doja kurrë të isha prezente dhe të shihja reagimet e pacientëve kur marrin përgjigjen Pozitive ndaj covid-19. Shënja dorëzimi, lodhje, shtangie, trishtimi, ankthi, paniku dhe dobësie- rrëfen Aulona. Por çastet kur pacientët tanë mundin virusin vdekjeprurës, shpërthimi në lot gëzimi, çlirimi prej së keqes, liria prej robërisë na jep një ndjesi fantastike që nuk harrohet lehtë nga memoria jonë. Çastet e triumfit të pacientëve tanë, janë janë frymëzim dhe forcë për të ecur përpara në frontin e fitores ndaj së ligës- rrëfen Aulona Ramaj nga Mynihu.
Nuk ka mision më të veçantë sesa të luftosh për jetën në sallat ku vdekja kërcënon përditë. Përpjekjet e jashtëzakonshme të ekipeve të shëndetësisë në mbarë botën për të mundur me çdo kusht virusin vdekjeprurës, i ka shëndërruar punonjësit e shëndetësisë në botën mbarë, në heronj. Ata janë idhujt dhe heronjtë tanë njëkohësisht. Mënyra sesi e përballojnë te keqen dhe kërcënimin e vdekjes është një frymëzim dhe krenari për ne.
Aulona skanon çdo ditë një tjetër pacient, një tjetër histori suksesi të njerëzve që mposhti virusin vdekjeprurës në trupin e tyre. Një çlirim shpirti, një çast ekzistencial që përfshin ciklin jeta-vdekje në një cast skanimi. Një moment që skalitet thellë në imazhin tënd për nga fuqia, shpresa dhe çlirimi i njeriut prej të keqes së përbotshme. Lufta dhe përpjekjet e ekipeve të shëndetësisë në betejën globale Covid-19 përbën një sakrificë sublime në frontin e së keqes ku jeta kërcënohet përditë prej vdekjes.
Sipas Aulona Ramajt që punon në Departamentin e Radiologjisë si asistent radiologe në skanër-rezonancë magnetike dhe grafi pranë spitalit D.L.D.K.I.D, deri më 15 maj mbeten në fuqi kufizimet e hyrjeve në Gjermani. Në zonën e Bayern ka me qindra shqiptarë të Shqipërisë dhe shqiptarë të Kosovës që jetojnë atje. Normalisht që edhe ato janë prekur nga ky realitet . Deri më tani nuk rezulton asnjë shqiptar viktimë e covid -19, por raste të dyshuara dhe të infektuara janë tashmë prezente. Aulona shpjegon se kjo situatë ka shtuar shumë panik e frikë. Bashkatdhetarët tanë sipas Aulonës telefonojnë dhe këshillohen te ekipet shqiptare të shëndetësisë në çdo moment. Është koha kur fjala e mjekut shëron më shumë se çdo gjë tjetër psikoemocionalisht. Sipas Aulona Ramajt, përveç dëmeve njerëzore, ekonomike e sociale, një dëm specifik që po u shkaktohet njerëzve është shëndeti mendor. Ndaj, komunikimi dhe ngrohtësia shpirtërore është terapia më e mirë jo vetëm për të luftuar të keqen por edhe për të ndrequr psikoemocionalisht pasojat e lëna nga virusi.
Kapacitetet e spitaleve për të sëmurët me Corona në Gjermani janë rritur edhe më tej. Shenjat e para për ngadalësimin e përhapjes së Covid-19 japin shpresë për dobësim të virusit Corona. Masat shtrënguese do vazhdojnë të jenë në fuqi, por në një kohë më të vonë qeveria dhe Landet do ta ridiskutojnë gjendjen. Masat paraprake të Gjermanisë rezultuan një sukses i gjërë dhe mjaft i arrirë: siç ishin shtimi i shtreterve në stacionet e kujdesit intensiv, numri i testimeve të popullatës për virusin u rrit. Shtimi i kapaciteteve është dëshmi e fuqisë së jashtëzakonshme mobilizuese dhe suksesi në shtetin gjerman.
Pavarsisht faktit që jemi në përfundim të kësaj krize aktuale pandemike, virusi vazhdon të mbetet prezent akoma në jetët tona deri në momentin e gjetjes së vaksines. Deri atëherë distanca publike dhe masat e vendosura nga autoritetet jane ato që na bëjnë të ndihemi më të sigurtë dhe me plot shpresë për të ardhmen- rrëfen Aulona. Autoritetet gjermane sipas Aulona Ramajt patën sukses në kontrollin e shpërthimit fillestar të virusit në Bavari në janar dhe situata po fillon të normalizihet gradualisht. Por pikat kryesore të kujdesit që janë parashtruar dhe ulëritur nga çdo vend i botës dhe nga çdo Land gjerman duhet të vazhdohen të ndiqen me po të njëjtën përpikmëri, dhe mos të mendojmë se çdo gjë u shua, pasi koha 0 varet nga ne të gjithë. Nga kujdesi ynë për veten, kujdesi ynë për të tjerët dhe nga kujdesi ynë i përbashkët. Kur të jemi të bindur që jemi të gatshëm ti realizojmë me përpikmëri këto, mund të lulzojmë edhe njëherë të lirë në këtë botë, pasi jemi pjesë e këtij rruzulli, ku e mira dhe e keqja jetojnë së bashku në jetën e secilit prej nesh.
Aulona Ramaj tregon historinë e nënë Feridesë dhe nënë Hazires nga Kosova që jetojnë në Mynih. “ Nuk është e mundur ta koncepotojmë njeriun me shikimin e parë të tij, por unë e pashë shqiptarin dhe ankthin që e kishte kapluar që në momentin e parë të impaktit me të. Pacientes shqiptare e Kosovës e cila kishte qenë sëmurë me grip në shkurt por javës së kaluar kishte akoma pak kollë residuale. Frikë, lodhje dhe ankth pashë në sytë e tyre. Ato ishin të lodhura, më shtrëngonin dorën, kishin nevojë për forcën time, fuqinë e fjalës dhe ngushëllimit e të të qënit bashkë me to në një moment të vështirë. Dhe për një moment e mendova që frika sjell trazira psiqike të shkaktuara nga parashikime të së keqes. I mora menjanë dhe u përpoqa të kuptoja frikën dhe ankthin që kishte kaluar në një interval kohe jo të gjatë. Dhe aty në bisedë kuptova përpëlitjet e shqiptareve gjatë kësaj periudhe. Disa lëngojnë sallave të reanimacioneve, disa presin të bllokuar në qytete të ndryshme dhe presin riatdhesim, disa janë në këkrim të një pune, disa me frikën e humbjes së vendit të punës dhe ka shumë të tjerë që janë mirëintegruar në sistemin gjerman të jetës dhe përbjnë një histori suksesi. Në Landin e Bajernit janë shënuar 46.295 raste të prekurish me covid-19, raste të reja në një ditë janë 1256, të shëruar janë 31.839, ndërsa kanë humbur jetën 2329 persona. Punonjësit shqiptarë të shëndetësisë sot kudo në botë përbëjnë një krenari kombëtare me humanizmin e profesionalizmin e tyre. Aulona është një shembull i vogël në këtë sukses të madh shqiptar jo vetëm në Gjermani por kudo në botë. Ata kanë ndërtuar një model suksesi dhe frymëzimi të ndërtuar falë sakrificave e përpjekjeve të pafundme që bëjnë krenar çdo shqiptar.