Gazetarja Anduena Llabani që prej vitesh ndjek zhvillimet e aktualitetit, aspo siç njihet ndryshe “kronikës së zezë” ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së martës në studion e News 24.
Duke folur për presionet politike mbi Prokurorinë ajo tregoi edhe një detaj interesant.
“Kam qenë dy herë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Kam qenë prezente kur e ka marrë në telefon Saimir Tahiri. Ai është shkëputur dhe ka folur në telefon në paradhomë, por kur është kthyer ka qenë i shpërfytyruar”, rrëfeu gazetarja.
Nuk dihet çfarë kohe daton ky episod pasi përplasjet Tahiri–Llalla janë të hershme