Sport Rrëfimi i Neymar: Isha 2 cm larg paralizimit, pas humbjes me Gjermaninë...

Rrëfimi i Neymar: Isha 2 cm larg paralizimit, pas humbjes me Gjermaninë s’pushoja së qari

Në dokumentarin e tij të publikuar së fundmi në Netflix, “Neymar: kaosi i përsosur”, sulmuesi brazilian i PSG tregon se si e përjetoi humbjen 1-7 të Brazilit ndaj Gjermanisë në Maracana, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2014. Në atë kohë, sulmuesi ishte pjesë e Barcelonës dhe pas një sezoni në nivelet më të larta me fanellën “blaugrana”, ai nuk mundi të luante ndeshjen për shkak të një dëmtimi të shkaktuar nga ish-futbollisti i Napolit, Zuniga. Në lidhje me atë përplasje loje, e cila i shkaktoi thyerjen e një vertebre, braziliani nuk e fshehu frikën që ndjeu në atë moment:

“E mora topin dhe ndjeva një ngërç në këmbë. Nuk mund të kthehesha. Fillova të qaja. Doktori erdhi të më vizitonte dhe më tha: “Kam një lajm për ty. Një i mirë dhe një i keq. Lajmi i keq është se je jashtë Kupës së Botës. Lajmi i mirë është se ishe dy centimetra larg paralizimit, nuk do të mund të ecje më”. Ishte lëndimi im i parë serioz dhe mendova: “A do të jem sërish ai i pari.”

Ditë më vonë, Neymar e përjetoi gjysmëfinalen kundër Gjermanisë si spektator.

“Nuk ishte vetëm futboll, ishte më shumë. Shqetësimi im në atë kohë ishte se vëllai im kishte dhimbje, ishte i sëmurë. Ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhte,” – shpjegoi Dani Alves, ish-bashkëlojtari i Neymarit te Barcelona, PSG dhe kombëtare.

Për Neymarin, kujtimi i asaj ndeshjeje ishte një dhimbje: “Nuk ishte e vërtetë. “O Zot, çfarë po ndodh?”, pyeta veten. Do të jetë një makth. Kur të përfundojë ndeshja, nuk mund të ndaloja së qari”, e pranon Neymar me emocion.