Aktualitet Rrëfimi i shqiptares në Izrael që jeton 30 km larg Gazës: Dy...

Rrëfimi i shqiptares në Izrael që jeton 30 km larg Gazës: Dy familjarët e mi janë në luftë

Jeta Gani është një nga shqiptaret që jeton në Izrael, e cila në një lidhje live për Vizion Plus ka treguar vështirësitë që po kalojnë, në një kohë kur Hamasi vijon që prej ditës së shtunë sulmet me raketa.

Gani tha se ndodhet në 30 km larg Rripit të Gazës dhe jeta e tyre është në rrezik dhe vështirësi.

Ajo shtoi se dy dhëndurët e saj janë mobilizuar dhe kanë shkuar në luftë, me të cilët nuk kanë asnjë kontakt.

Gani akuzon Hamasin se po përdor Palestinën për të sulmuar popullin hebre në Izrael.

Intervista:

Në cilin qytet jeni dhe sa afër jeni me zonat e nxehta të konfliktit

Unë jetoj në Ashdot prej 32 vitesh, 30 km larg Gazës. Po kalojmë një periudhë të vështirë, sepse gjithë kohën jemi nën bombardime.

Si ka ndryshuar jeta juaj dhe e familjes që nga dita e shtunë…

Familja ime po kalon një periudhë të vështirë. Jeta nuk është normale. Dy dhëndurë të mi janë në luftë dhe ne nuk kemi asnjë lidhje. Jemi të shqetësuar, por ne jemi të sigurt, sepse terrorizmi duhet të luftohet deri në fund. Është një Holokaust i dytë për popullin hebre, në vitin 2023 të ndodhin këto çmenduri është e padrejtë. Populli hebre ka të drejtat e tyre për të jetuar. Ku jeni o popull për atë që po ndodh me hebrenjtë? A ka ndonjë nga arabët palestinezë që jetojnë në Izrael, jetojnë si ne?

Ka një lloj narrative që një shumicë e dënon sulmin e Hamasit. Edhe në Rripin e Gazës po vriten njerëz të pafajshëm. Si ju duket kjo përqasje?

Nëse do u kujtoja të shtunën e fundit që populli izraelit u gdhi me një situatë të vështirë dhe shikonim që ai pallati që është prishur, qanin. Izraeli deri në atë moment nuk kishte bërë asnjë hap. Lufta është e ndryshme, por këtu ka një gjë. Hamasi është terrorist i Palestinës dhe hebrenjve. Hamasi përdor popullin e tij kundër Izraelit. Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet.

Deri në çfarë moshe keni jetuar në Shqipëri dhe në çfarë qytet

Në moshën 28 vjeçare jam larguar nga Tirana. Kam qenë basketbolliste e Partizanit. Edhe këtu kam luajtur, kam përfaqësuar Izraelin edhe jashtë vendit. Unë kam kaluar shumë luftëra, por kanë qenë në masa të vogla.