I konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë ndonjëherë, Van Basten flet për fundin e karrierës së tij dhe atë që mund të kishte arritur, nëse nuk do të ishte për lëndimet: “Në thelb, unë ndalova së luajturi futboll në moshën 28 -vjeçare. Asokohe kisha fituar tre “Topa të Artë”. Shikoni Cristiano Ronaldo dhe Messi, të cilët ende e fitojnë këtë çmim prestigjioz, me më shumë se 30 vite mbi supe. Isha 31 vjeç, kur e lashë fare futbollin.
Mëlçia ime u shpartallua nga qetësuesit që merrja për dhimbjet. Pata shumë dhimbje në kyçin e këmbës së mallkuar. Unë isha i dëshpëruar, – kujton Van Basten, i cili pranon se ishte në depresion, pas “pensionimit” si futbollist: – Isha një barrë për gruan dhe familjen time. Ishin vite shumë të këqija. Ndoshta më është dashur të prek fundin dhe pastaj të filloj jetën time të re”.