Petrit Lekaj, babai që vrau të bijën 18-vjeçare pasi doli me shoqet, rrëfeu krimin makabër para policisë. Intervista u bë publike me urdhër të gjykatës. Lekaj përshkruan si e gjuajti me thikë Sabrinën dhe si tentoi ta mbyste.
Videoja u regjistrua në një institut të shëndetit mendor, ku Lekaj u mbajt pasi u arrestua. Detektivët shkuan pranë tij për ta pyetur mbi krimin që shkatërroi familjen dhe shokoi me mijëra njreëz.
Pasi iu lexuan të drejtat, Lekaj pranoi se e gjuajti të bijën tetë herë me thikë.
“E gjuajta një herë, isha ulur në vendin e shoferit”, tha ai. “Pastaj u ula mbrapa dhe… vazhdova. Vetëm e gjuaja me thikë. Ajo luftonte, përpiqej të hapte derën dhe dritaren. Kur s’po lëvizte më, gjuajta veten. Si mund të vrisja time bijë, si e bëra këtë?”
Ngjarja ndodhi korrikun e kaluar në makinën e Sabrinës, në afërsi të shtëpisë së familjes në Adelajde, Australi.
Lekaj tha se mori një thikë me vete dhe nxorri të bijën për një xhiro që të diskutonin stilin e saj të jetesës, të dalat e shpeshta dhe konsumimin e drogës.
“I thashë që kisha bërë gjithçka për të, si mund të ma kthente kështu… Si mund të sillej në këtë mënyrë, si mund t’i hidhte të gjitha poshtë”, i tha Lekaj policisë.
“Doja ta trembja. Diçka më pushtoi, nuk di si ta shpjegoj diçka kaq të tmerrshme. Thjesht doja ta trembja”, thotë ai. “Nuk thuhet ajo që bëra unë… Do të doja të mos isha këtu.”
49-vjeçari është ende nën arrest dhe do të dënohet me burgim të përjetshëm. Të martën e ardhshme do të vendoset në mund të aplikojë për lirim me kusht.