Bota Rregullat e reja anti-COVID, në Londër ka skepticizëm dhe kaos

Rregullat e reja anti-COVID, në Londër ka skepticizëm dhe kaos

Masat e reja që janë prezantuar në Mbretërinë e Bashkuar për të frenuar përhapjen e COVID-19 kanë shkaktuar një situatë kaotike në sektorin e transportit publik të Londrës.

Për shumë londinezë që zgjodhën të dalin nga qyteti gjatë fundjavës, masat e reja, si për shembull qëndrimi me jo më shumë se gjashtë veta apo kufizimi i orareve të bareve e restoranteve, nuk duket sikur po funksionojnë.

“Mendoj se në teori është ide e mirë, por tani për tani është një rrëmujë e madhe. Uber është më i shtrenjtë këto kohë dhe në metro është e pamundur të hipësh”, thotë për Euronews Georgiana Atkinson Reid.

Ndërsa miqtë e saj mendojnë se duhet të hiqen të gjitha kufizimet.

“Për mendimin tim duhet t’i heqin të gjitha kufizimet. Nëse je person në moshë apo i rrezikuar, atëherë duhet të mbrohesh. Por nëse je i ri duhet të vazhdosh me jetën. Mu desh të ikja nga Londra sepse nuk ka më punë në industrinë ku unë punoj – duhet të rikthejmë funksionimin e ekonomisë”, tha ajo.

Sipas Gianluca Barbagallo, pronar i një bari në Soho, masat e reja nuk kanë ndikuar shumë në sjelljen e njerëzve.

“Mendoj se është qesharake sepse nuk do të sjellë ndonjë ndryshim. Në vend që të mbyllim lokalin në 12 po e mbyllim në 10. Nuk bën ndonjë ndryshim të madh. Tavolina me më shumë persona që kishim përpara ishte rreth 8 persona, tani është 6. Çfarë diference do sjellë kjo?”

Kufizimet e reja u vendosën pas shtimit të rasteve të reja, mesatarisht rreth 7 mijë në ditë në katër ditët e fundit. Vendi është ndër më të prekurit në Europë me më shumë se 467 mijë raste dhe mbi 42 mijë viktima.