Policia e Korçës ka vënë në pranga një 33-vjeçare, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës, kunatit dhe vajzës së saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases H. A., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, në banesë, kjo shtetase dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vjehrrës së saj shtetases M. A., 63 vjeçe, ndaj kunatit E. A., 37 vjeç, ndaj vajzës së saj të mitur 4-vjeçare, si edhe ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake”, njofton policia.
Tashmë, ndaj 33-vjeçares rëndojnë akuzat për “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.