Aktualitet Rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone, Gjermania e Britania ekstradojnë dy shqiptarë

Rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone, Gjermania e Britania ekstradojnë dy shqiptarë

Interpol Tirana bën me dije se ka mundur të realizojë ekstradimin e 2 shtetasve shqiptarë, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet gjermane dhe britanike.

Kështu nga Gjermania është ekstraduar 34 vjeçari Abedin Bacja. Ai është dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2013 Abedin Bacja dhe 2 të tjerë, kanë marrë me forcë në automjet, shtetasin A. Xh.. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e A. Xh., nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro.

Ndërkohë, nga Mbretëria e Bashkuar u ekstradua R. M., 43 vjeç, lindur në Mat. Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Në vitin 2021, shtetasi R. M. ka goditur në kokë dhe në trup, me send të fortë (levë hekuri), kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.