Dy të rinj përfunduan në prangat e policisë në Kavajë, pasi rrëmbyen një vajzë 17-vjeçare dhe e dhunuar atë fizikisht. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ranë A. D., 23 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Peqin.
Policia thotë se këta dy persona “në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, i kanë hequr lirinë një shtetaseje 17 vjeçe, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti)”.
Po ashtu, autoritetet mësohet se u vunë në ndjekje të autorëve e për pasojë zbuluan ngjarjen e rëndë pasi njoftuan nga qytetarët.