Rrëqebulli i Ballkanit, Foto: AdZM Korçë
Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar për herë të parë në zonën e mbrojtur Guri i Nikës, në Pogradec.
Kamerat e kurthit të vendosura nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë, bënë të mundur dokumentimin e kësaj specieje të rrallë, e cila njihet si e rrezikuar.
Kjo specie po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin shqiptar, falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona.
Rrëqebulli i Ballkanit ka një përhapje të kufizuar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.