Aktualitet Rrëshqiti aksidentalisht në ujërat e lumit, vdes 77-vjeçari në Shkodër

Rrëshqiti aksidentalisht në ujërat e lumit, vdes 77-vjeçari në Shkodër

Në bregun e lumit Buna është gjetur trupi i pajetë i një 77-vjeçari, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit kur po hidhte mbeturina.

Për pasojë, i moshuari është mbytur.

“Rreth orës 15:30, në bregun e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Dajç, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.