Ambasada e Kinës në Kazakistan ka dhënë alarmin mbi një pneumoni të rrezikshme që është më vdekjeprurëse sesa koronavirusi. Që nga fillimi i këtij viti, 1772 persona kanë vdekur në këtë vend nga kjo pneumoni. “Kjo sëmundje është më vdekjeprurëse se Covid-19. Agjencitë e shëndetit po hetojnë, por ende nuk e kanë identifikuar virusin”, njofton ambasada në një komunikatë për shtyp.
Sipas ambasadës kineze rastet e reja të pneumonisë së paidentifikuar janë rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga mesi i qershorit në të gjithë vendin, ndërkohë që ngulon se autoritetet kanë raportuar qindra raste të reja çdo ditë.
Nga ana tjetër, ministria e shëndetësisë në Kazakistan pranoi praninë e “pneumonive virale të etiologjisë së paspecifikuar”, por mohoi që kjo sëmundje kishte shpërthyer duke marrë jetë njerëzish.
Agjencia kryesore e lajmeve në Kazakistan “Kaziform” ka shkruar se numri i rasteve të reja me pneumoni në kryeqytetin Nursultan u dyfishua gjatë muajit të kaluar.
“Deri në 200 njerëz pranohen në spitale çdo ditë. Gjatë ditëve të fundit rreth 300 persona në ditë që janë diagnostikuar me pneumoni u dërguan në spitale. Përveç disa marrin trajtim në shtëpi”, tha drejtori i departamentit të kujdesit shëndetësor në Nursultan.
Ambasada kineze paralajmëroi banorët në rajon të kufizojnë takimet dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz. Ajo gjithashtu inkurajoi masat parandaluese si mbajtja e maskës, dezinfektimin e hapësirave dhe larjen e duarve shpesh.