Kryeministri Rama mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët mbi situatën në veri të Kosovës, ku u ndal te tonet ultimative të aleatëve mbi qeverinë Kurti në Prishtinë.
Rama tha se është tepër i shqetësuar në lidhje me situatën në Veri dhe deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë. Ai theksoi se Kosova duhet të pranojë propozimet ndërkombëtare pasi rrezikon të ketë rënie të sovranitetit të saj.
Shefi i qeverisë theksoi se nëse nuk pranohen propozimet, ndërkombëtarët mund t’i marrin veriun Kosovës dhe ta kalojnë nën administrimin e tyre, si dhe të shtojnë prezencën me trupa në Kosovë.
“Për tonet ultimative të aleatëve jam i shqetësuar, gjë që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte, duke filluar nga pasoja e rritjes së numrit të trupave në Kosovë, që do të thotë ulje e kapacitetit sovran të Kosovës. Ose humbje e Kosovës në aspektin e humbjes së mundësisë për të integruar plotësisht veriun në jetën e vet institucionale, duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e të huajve që do të ishte një gjë e tmerrshme në aspektin e interesave tona. Për këto jam i shqetësuar dhe jo për ato proklamime të shqetësimeve që bëjnë të tjerët. Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 1999 dhe Serbia nuk ka mundësi t’i prekë Serbisë asnjë fije floku”, tha Rama.
Ai theksoi se policia duhet të tërhiqet menjëherë nga Veriu para se të jetë vonë.
Më tej ai tha se nëse trupat e huaja do të marrin Veriun e Kosovës çështja e dialogut me Serbinë kushedi se kur do të kthehet në tryezë.
“Duhen shpallur zgjedhjet e reja menjëherë. Duhet të tërhiqet policia menjëherë. Nuk ka pse rri kot në godina bosh. Është e vështirë të mendosh Kosovën pa ndërkombëtarët. Ajo që mund të ndodh është shumë e rëndë. Ajo që mund të ndodh është shumë e rëndë. Nëse trupat e huaja do të marrin veriun e Kosovës, çështja do të kthehet në tryeze kushedi sa kur do të kthehet në ttryezë. Jemi në ato momente që minuti bën vitin, ora bën dekadën dita bën shekullin”, tha Rama.