Policia e Tiranës bën të ditur se shkak i rrëzimit të ashensorit në një pallat mbrëmjen e së hënës ishte mbingarkesa.
Në ashensorin që u rrëzua nga kati i 5 në katin 0 kishin hipur 5 persona, thotë policia, në një kohë që kapaciteti ishte 2 deri në 3 persona.
Në ashensor kishin hipur 5 anëtarë të së njëjtën familje. Dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe po marrin trajtim në spital. Ndërsa 3 personat e tjerë, të afërm të tyre, pësuan lëndime të lehta dhe u larguan për në banesë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në një pallat në rrugën “Aleksandri i Madh” në zonën e Astirit në kryeqytet.