Për të dytën herë, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka.
Vendimi është marrë ditën e sotme, nga gjykatësja Rudina Palloi.
”Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit. Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në vendim.
Kërkesa e ishte ngritur nga Berisha përmes avokatëve të tij mbrojtës, me argumentin se Gjoka ishte përjashtuar nga detyra nga Berisha gjatë kohës kur ish-kryeministri kishte postin e Presidentit të Republikës dhe kreut të KLGJ.
Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës.
Kujtojmë se ditën e sotme GJKKO do të vendosë nëse Berisha do të vijojë me të njëjtën masë sigurie, apo do të vendoset në “arrest shtëpie” dhe vendimi do të merret pikërisht nga gjyqtarja Irena Gjoka.