Një alpinist nga Kosova ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një terren të thepisur dhe shkëmbor në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.
Sipas informacioneve paraprake, nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveç se nga alpinistë të certifikuar, të cilët mund të përdorin litarin për të mundësuar nxjerrjen e trupit të pajetë.
Për këtë qëllim, është njoftuar një grup alpinistësh të certifikuar nga Kosova.
Akoma nuk ka informacione në lidhje me identitetin e viktimës.