Një 14-vjeçare ka mbetur e lënduar pasi u rrëzua në det nga Jet Ski në Ksamil.
Sipas policisë, e mitura ka qenë në mjetin lundrues së bashku me vëllain e saj G.Gj. 20 vjeç, që drejtohej nga ky i fundit.
14-vjeçarja u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.