Bota Rrëzohet qeveria franceze. Macron rikthehet në Elize nga Arabia Saudite

Rrëzohet qeveria franceze. Macron rikthehet në Elize nga Arabia Saudite

Michel Barnier u bë kryeministri me mandatin më të shkurtër të Republikës së Pestë Franceze pasi aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) dhe partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN) bashkuan forcat për ta rrëzuar atë gjatë një votimi mosbesimi në parlament.

Qeveria e Barnier u rrëzua me 331 vota që mbështetën mocionin. Duheshin vetëm 288 vota për ta rrëzuar qeverinë. 73-vjeçari qëndroi vetëm 91 ditë në detyrë, ndërsa qeveria e tij, e përbërë nga ministra të qendrës dhe të djathtë, shërbeu vetëm 74 ditë.

Qeveria e Barnier, e para që rrëzohet nga një mocion mosbesimi në më shumë se 60 vjet përdori nenin 49.3 të Kushtetutës për të anashkaluar votimin parlamentar dhe për të miratuar ligjin e sigurimeve shoqërore në buxhet.

Presidenti francez Emmanuel Macron po rikthehet në Elize pasi u kthye nga një vizitë në Arabinë Saudite.

Macron ka bërë të ditur vullnetin e tij për të nominuar pasuesin e Barnier brenda 24 orësh.