Rriten çmimet e karburanteve në vend. Në mbledhjen e së shtunës, Bordi i Transparencës ka vendosur që një litër naftë të kushtojë 7 Lekë më shtrenjtë, duke u tregtuar me 197 Lekë, nga 190 që ishte nga mbledhja e 18 Shkurtit.
Edhe çmimi i benzinës ka pësuar rritje. Në pikat e karburanteve një litër benzinë do tregtohet me 4 Lekë më shtrenjtë, duke kapur vlerën e 190 Lekë litri nga 186 që ishte më parë.
Bordi i Transparencës ka vendosur të mbajë të pandryshuar çmimin e gazit. Një litër gaz do të tregtohet me 80 Lekë. Të tilla çmime sipas bordit reflektojnë ndryshimet e ndodhura në bursën Platts të Mesdheut.