3 viktima dhe 888 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit, janë kryer 6619 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 888 qytetarë.
Rastet janë konfirmuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 46 në Vlorë, 40 në Durrës, 38 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Vau i Dejës, 29 në Fier, 28 në Lezhë, 27 në Berat, 24 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Kavajë, 16 në Lushnje, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, Krujë, nga 7 raste në Gramsh, Peqin, Rrogozhinë, nga 6 raste në Vorë, Tepelenë, Belsh, nga 5 raste në Cerrik, Këlcyrë, Divjakë, Has, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Dimal, Korçë, Përmet, Roskovec, Mat, Shijak, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Devoll, Kuçovë, nga 1 rast në Prrenjas, Librazhd, Poliçan, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Dropull, Libohovë, Delvinë, Klos, Dibër, Tropojë.
Viktimat- Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 qytetarë: një qytetar 40 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Dibra.
Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,086 që nga fillimi i epidemisë.