Janë rritur rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 660 raste të reja, ndërsa një ditë më parë ishin 185. Edhe numri i vdekjeve është rritur në krahasim me dje: 11 humbje janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa dje rastet fatale ishin gjashtë.
Viktimat- Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç.
Rastet e reja- Janë kryer 3424 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cerrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar,
Të shëruarit dhe situata në spitale– Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.