Kryesore Rriten sërish rastet e reja me Covid në Shqipëri

Rriten sërish rastet e reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë, duke vazhduar kështu një trend të lehtë në rritje të rasteve të reja.

Rastet e reja janë identifikuar 7 në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Gjithashtu janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë.