Nafta ka pësuar një rritje pasi OPEC+ njoftoi se do të ulte prodhimin. Në bursën amerikane nafta u rrit 3.01% në 81.88 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës u rrit 2.95% në 87.65 dollarë për fuçi.
Dollari u tregtua i pandryshuar kundrejt jenit me 144.75, pasi arriti nivelin më të lartë prej 144.89. OPEC+ njoftoi një ulje të prodhimit të naftës prej më shumë se një milion fuçi në ditë javën e ardhshme, në atë që do të ishte lëvizja më e madhe që nga pandemia COVID-19 për të adresuar dobësinë në tregun e naftës.
Një vendim i tillë erdhi si pasojë e paqëndrueshmërisë së madhe të tregut, gjë që bëri që prodhuesi kryesor i OPEC+, Arabia Saudite të ulë prodhimin. OPEC+, ka refuzuar të rrisë prodhimin për të ulur çmimet e naftës pavarësisht presionit nga konsumatorët kryesorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar ekonominë globale. Çmimet megjithatë kanë rënë ndjeshëm në muajin e fundit për shkak të frikës për ekonominë globale dhe një rritje të dollarit amerikan pasi Rezerva Federale ngriti normat e interesit.
Një ulje e konsiderueshme e prodhimit mund të zemërojë Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ushtruar presion mbi Arabinë Saudite që të vazhdojë të prodhojë më shumë për të ndihmuar që çmimet e naftës të zbuten më tej dhe të reduktojnë të ardhurat për Rusinë, ndërsa Perëndimi kërkon të ndëshkojë Moskën për dërgimin e trupave në Ukrainë.
Arabia Saudite nuk i ka dënuar veprimet e Moskës në mes të marrëdhënieve të vështira me administratën e presidentit amerikan Joe Biden. Javën e kaluar, Reuters duke cituar zyrtarë të Arabisë Saudite bëri të ditur se Moska do të dëshironte të shihte OPEC+ të shkurtonte 1 milion fuçi në ditë ose një për qind të furnizimit global.
Kjo do të ishte ulja më e madhe që nga viti 2020, kur OPEC+ uli prodhimin me një rekord 10 milionë fuçi në ditë, ndërsa kërkesa u për shkak të pandemisë COVID. OPEC+ do të takohen me partnerët në Vjenë në 5 tetor për herë të parë që nga marsi 2020.