Shqipëria ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve ditore pas rreth 2 muajsh. 43 raste të reja janë zbuluar gjatë 24 orëve të fundit.
Numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në Tiranë.
“Janë kryer 3,526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 43 qytetarë, në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër”, njofton Ministria e Shëndetësisë,
Po ashtu është rritur edhe numri i pacientëve aktivë që sot numërohen 198 të tillë në të gjithë vendin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 086 që nga fillimi i epidemisë.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete të shkaktuar nga virusi këtë të martë.
Në Spitalin Infektiv janë shtruar dhe po trajtohen 6 pacientë.