Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 591 qytetarë.
Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnje, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë, Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd.
Viktimat- Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 humbje qytetarë që ishin të infektuar me Covid. Viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana të moshës 58-86 vjeç, një qytetar 64 vjeçar nga Pogradeci dhe një qytetar 78 vjeç nga Fieri.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 7,528 pacientë aktivë me Covid në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë.