Bota Rritet për të dytën ditë rresht kurba e epidemisë në Itali

Rritet për të dytën ditë rresht kurba e epidemisë në Itali

Rritet për të dytën ditë rresht kurba e epidemisë në Itali. Sot janë regjistruar 229 raste të reja, ndërsa dje ishin 193 dhe 138 të martën. Rritja e numrit ka ardhur sërish prej Lombardisë ku numërohen 119 raste të reja. Numri total i italianëve të goditur nga Covid-19 që nga fillimi i epidemisë shkon në 242.363.

12 është numri i të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Janë 13.459 pacientët aktualisht pozitivë, ndërsa ulet numri i të shtruarve në terapitë intensive, ndërsa janë 7 rajone (Pulia, Umbria, Sardenja, Val d’Aosta, Kalabria, Molize dhe Basilikata) që regjistrojnë zero raste të reja në 24 orët e fundit (së bashku me provincën e Trentos).

338 është numri i të shëruarve në 24 orët e fundit.