Autoriteti i Konkurrencës thotë se do të vlerësojë aktin normativ aktin normativ të Urdhrit të Stomatologëve për rritjen e çmimeve për shërbimet dentare.
Në një deklaratë për mediat, Autoriteti i Konkurrencës thotë se pas vlerësimit do të shprehet me vendimmarrje nga ana e Komisionit të Konkurrencës nëse ky akt bie në kundërshtim ligjin nr. 9121/2003.
Duke nisur nga ky muaj klinikat dentare në vend janë njohur me një vendim nga Urdhri i Stomatologut, i cili rrit dyfish çmimet e shërbimeve.
Kështu, sipas urdhrit, për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë pacientët duhet të paguajnë 4000 lekë, nga 2000 lekë që ka qenë më parë. Edhe një mbushje dhëmbi e gradës së tretë që më parë ka qenë 3000 lekë, ndërsa me urdhrin e ri shkon në 5000 lekë.
Rritje ka pasur edhe për shërbime të tjera, si pastrimi i gurëzave, nga 1500 lekë në 3000 lekë.
Lista e çmimeve është miratuar nga Asambleja Kombëtare si dhe Këshilli Kombëtar, si dhe i është bërë e ditur Ministrisë së Financave për tu implementuar në kasat fiskale.